LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan John Menzis vizitoi Elkos Group – ETC

Ambasadori amerikan John Menzis vizitoi Elkos Group – ETC

Ambasadori amerikan John Menzis i shoqëruar nga marshalli Harris dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Jerry Rexha e Elmi Berisha, kanë vizituar kompaninë Elkos Group dhe ETC.

Gjatë vizitës në të gjitha repartet dhe sektorët, miku amerikan ka shprehur përgëzimet e tij për arritjet e kësaj kompania kosovare dhe punën që zhvillon ky rrjet i njohur tregtar.


Miku amerikan është njoftuar me këtë rast, nga nikoqiri, presidenti Elkos Group – ETC dhe deputeti Ramiz Kelmendi, me të arritur e punës dhe planet ekonomike deri në vitin 2020, të kësaj kompanie.

Ambasadori Menzis nga ana e presidentit Kelmendi është njoftuar në hollësi për mundësitë e mira, që Kosova ofron për investitorët amerikan, duke potencuar se mbështetja amerikane për çlirimin e Kosovës, është rezultat i këtyre arritjeve.

Ambasadori John Menzis është ndarë nga kjo vizitë në objektin e ETC-së, me deklarimin se ka përshtypjen “si me qenë në Amerikë”. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar