LAJMI I FUNDIT:

Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski bëhen prindër për herë të dytë

Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski bëhen prindër për herë të dytë
Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i saj (Foto: Wire Image)

Amanda Seyfried tashmë është nënë e dy fëmijëve.

Aktorja e “Les Misérables”, 34 vjeçare, dhe burri i saj, Thomas Sadoski, 44 vjeçar, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë, konfirmojnë ata në një deklaratë për INARA dhe War Child USA së bashku me foton e parë të të porsalindurit.


“Që nga lindja e vajzës sonë tre vjet më parë angazhimi ynë ndaj fëmijëve të pafajshëm që janë prekur kaq brutalisht nga konflikti dhe lufta ka qenë një forcë shtytëse në jetën tonë”, thotë çifti. “Me lindjen e djalit tonë, puna e INARA dhe War Child është bërë Ylli ynë i Veriut”.

Çifti është gjithashtu prindër i vajzës tre vjeçare të quajtur, Nina.

Seyfried dhe Sadoski u martuan në mars të vitit 2017, ndërsa ajo ishte nëntë muaj me shtatzëninë e saj të parë.

Familja katër anëtarëshe ka jetuar në një shtëpi në fermë të rinovuar në New York mes pandemisë së coronavirusit.

Në gusht, Seyfried foli për jetën e saj në karantinë dhe ndihmën për kujdesin e fëmijëve nga nëna e saj, Ann.

“Nëna ime jeton me ne – ajo është dadoja jonë. Jeta ime është e mrekullueshme sepse ajo është prindi i tretë për ne të gjithë. Unë jam kaq me fat – e di që jam”, tha ylli i “You Should Have Left” gjatë intervistës së saj me John Molner.

Seyfried ndërkohë i tha PEOPLE në gusht 2019 se ishte ‘shumë e vështirë të planifikoje’ për më shumë fëmijë.

“Nëse ju ndodh, thjesht e bëni atë të funksionojë”, ndau ajo. “Unë dua të mbetem shtatzënë përsëri, por nuk jam ende gati. Unë do të doja që vajza ime të ishte në shkollë dhe pastaj të kisha kohën time për një foshnjë të re. Por është kaq e vështirë të planifikosh”. /Telegrafi/

Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i saj (Foto: Wire Image)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori