LAJMI I FUNDIT:

Alves me rekord personal në Ligën e Kampionëve

Alves me rekord personal në Ligën e Kampionëve

Dani Alves ka arritur një rekord personal në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Monacos.

Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në udhëtim me rezultat 2-0, me golat e Gonzalo Higuain.


Zonja mbretëron, e pushton edhe Monacon (Video)
Lexo po ashtu Zonja mbretëron, e pushton edhe Monacon (Video)

Ndërkaq, të dy golat e argjentinasit erdhën pas asistimeve fantastike të Alves.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi brazilian për herë të parë në karrierën e tij ka prodhuar dy asistime në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Asistimi i tij i parë ishte me thembër, ndërsa i dyti ishte harkim dhe në të dyja rastet e nxori Higuainin në pozita që ai nuk i humbi. /Telegrafi/