LAJMI I FUNDIT:

Alvaro Odriolzola ka një shans të ri dhe mund ta rifitojë Ligën e Kampionëve

Alvaro Odriolzola ka një shans të ri dhe mund ta rifitojë Ligën e Kampionëve

Real Madridi i Zinedine Zidanes është e mbushur plot me fitues të Ligës së Kampionëve, megjithatë asnjë nuk e ka ngritur trofeun kohët e fundit më shumë sesa Alvaro Odriozola.

Mbrojtësi i djathtë fitoi gjithçka gjatë huazimit të tij në Bayern Munich sezonin e kaluar, përfshirë Ligën e Kampionëve në Lisbonë.


Ky titull është në dispozicion përsëri këtë edcion, megjithëse ai po garon për Los Blancos. Me Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez të lënduar, ky mund të jetë shansi i tij për të dëshmuar se meriton të luajë më shumë.

Të gjitha ndryshojnë

Në janar, Odriozola po kërkonte një tjetër huazim nga Real Madrid. Ai mezi kishte bërë një paraqitje në fillim të sezoni.

Tani, situata është krejt tjetër. As Carvajal dhe as Lucas nuk do të kthehen para fundit të fushatës, duke e lënë Odriozola mbrojtësin e vetëm të duhur të djathtë në skuadër. Nacho mund të luajë aty, por ai është i nevojshëm në mes.

Në startin e fundit të Odriozolas, kundër Cadiz , ai shënoi golin e tij të parë për Real Madridin dhe të parin e tij në La Liga.

Me Fede Valverde kërcënimin e vetëm të vërtetë për një vend startues në Stamford Bridge – uruguaiani nuk ka luajtur që nga 14 Prilli – Odriozola ka mundësinë të fillojë kundër Osasunas. /Telegrafi/