LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Ministrja Petrovska sot e dëshmoi atë që e dimë ne për keqpërdorimet seksuale në Armatën e Maqedonisë

Alternativa: Ministrja Petrovska sot e dëshmoi atë që e dimë ne për keqpërdorimet seksuale në Armatën e Maqedonisë

Alternativa nëpërmjet një kumtese për media thotë se “sot opinioni në vend dhe më gjerë u trondit me informacionin se për t’u avancuar femrat në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të dhurojnë shërbime seksuale ndaj gjeneralëve”.

Nga Alternatova thonë se përveç korrupsionit aktiv, që është i dukshëm dhe që ka marrë përmasa të frikshme, sipas të gjitha statistikave edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare, tash po del se në ARM kërkohen edhe favore seksuale nga ushtaret dhe eproret femra.


“Një gjë të këtillë sot me zë e pohoi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, duke u arsyetuar se është hapur procedurë penale dhe se në atë procedurë nuk ka të drejtë të përzihet. Maqedonia e Veriut, si një vend anëtar i NATO-s, duhet të jetë shëmbëlltyrë e disiplinës dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjinor, racor dhe etnik”.

“Fatkeqësisht, Armata e Maqedonisë së Veriut, prej së cilës varet siguria e shtetit dhe jetës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po del se është shndërruar në një ambient toksik dhe të pasigurt për gjininë femërore. Që të jetë habia ende më e madhe, me këtë institucion udhëheq një grua, e cila deri më tani e ka fshehur këtë gjë dhe nuk ka folur haptas për skandalet seksuale që e kanë kapluar këtë dikaster”, thonë nga Alternativa.

Departamenti i Mbrojtjes i partisë politike Alternativa kërkon që sa më shpejt të zbardhen rastet e këtilla dhe gjeneralëve që janë të akuzuar për vepra të këtilla dhe përgjithmonë t’u ndalohet veprimtaria dhe puna në të gjitha institucionet e sigurisë së vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori