Allegri thumbon rëndë Interin: Hajdutët ikin dhe policët ndjekin
421:"Foto Marco Alpozzi/LaPresse 4 Gennaio 2024 - Torino, Italia - sport, calcio - Juventus vs Salernitana - Coppa Italia Frecciarossa 2023/2024 - Ottavi di finale - Juventus Stadium. Nella foto: Massimiliano Allegri (Juventus FC); January 04, 2024 Turin, Italy - sport, calcio - Juventus vs Salernitana - Frecciarossa Italian Cup 2023/2024 - round of 16 - Juventus Stadium. In the pic: Massimiliano Allegri (Juventus FC); 22:"Marco Alpozzi/LaPresse
Juventusi ka marrë një fitore të lehtë ndaj Sassuolos, pasi kanë triumfuar 3-0 në Allianz Stadium duke u afruar në dy pikë ndaj Interit.
Ka qenë një ndeshje e shkëlqyer nga Zonja e Vjetër që dominoi nga fillimi deri në fund duke vazhduar luftën me Interin për titullin e kampionit.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Zonjës së Vjetër, derisa Max Allegri ka thënë se ndaj Sassuolos është gjithmonë e vështirë dhe rëndësi kishin tre pikët.
"Të luash kundër Sassuolos është gjithmonë e vështirë, sepse ta prish lojën. Ishte e rëndësishme të bënim presion, djemtë e menaxhuan mire ndeshjen”.
"Duhet të fitosh ndeshjet, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesnyn të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leçen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur", tha Allegri.
Krejt në fund ai u pyet edhe për ndeshjen me Interin, derisa nuk kurseu thumbimet për skuadrën zikaltër.
"Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecce, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin", deklaroi Allegri. /Telegrafi/