LAJMI I FUNDIT:

Allegri përgëzon Interin për trofeun, por zbulon se dikush nga bankina e goditi

Allegri përgëzon Interin për trofeun, por zbulon se dikush nga bankina e goditi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka zbuluar se dikush nga bankina e Interit e ka goditur me shkelm për të ndezur sherrin gjatë finales së Kupës së Italisë, por nuk hezitoi t’i përgëzojë për fitoren.

Bardhezinjtë ishin kundërpërgjigjur nga një gol i hershëm i Nicolo Barella me Alex Sandro dhe Dusan Vlahovic brenda dy minutave, por një penallti nga Hakan Calhanoglu detyroi vazhdimet, ku ylli Ivan Perisic me dy gola rezultoi vendimtar.

Ashtu si Superkupa e Italisë në janar, Interi doli fitues në vazhdime, por kjo gjithashtu do të thotë që Juventusi e mbyll sezonin pa asnjë trofe për herë të parë që nga epoka e Gigi Delnerit në sezonin 2010/11.

Allegri ishte i tërbuar gjatë gjithë ndeshjes në Stadio Olimpico, dhe përfundimisht u përjashtua me karton të kuq pas përplasjes kokë më kokë me ndihmësin e Simone Inzaghit, Massimiliano Farris.

Interi nënshtron Juventusin dhe fiton Kupën e Italisë
Lexo po ashtu Interi nënshtron Juventusin dhe fiton Kupën e Italisë

“Dikush nga Interi kaloi pranë dhe më goditi. U zemërova dhe me të drejtë gjyqtari më përjashtoi”, ka thënë fillimisht Allegri për Sport Mediaset.

“Të zbulosh se çfarë ndodhi nuk ndryshon asgjë. Thjesht duhet të përgëzojmë Interin për fitoren. Ne nuk fitojmë asnjë trofe këtë sezon, duhet ta ruajmë atë zemërim për sezonin e ardhshëm, kur duhet t’i rikthehemi fitoreve”.

“Ishte një paraqitje e mirë, por ne u larguam nga fundi, kishte lojtarë që nuk ishin plotësisht në formë dhe bënë gjithçka që mundën. Është zhgënjyese, por ne vetëm mund t’i falënderojmë për përpjekjet e tyre”.

Allegri kishte thënë në konferencën e djeshme për shtyp se zakonisht Coppa Italia ishte qershia mbi tortë, por këtë vit përfaqësonte të gjithë tortën.

Inzaghi pas fitimit të Kupës: Kjo skuadër e Interit nuk dorëzohet kurrë, jam jashtëzakonisht i lumtur
Lexo po ashtu Inzaghi pas fitimit të Kupës: Kjo skuadër e Interit nuk dorëzohet kurrë, jam jashtëzakonisht i lumtur

“Ne mësojmë nga këto përvoja. Është për të ardhur keq, sepse ne nuk morëm fitoren ndaj Interit në Serie A dhe nuk u hakmorëm as këtë mbrëmje. Incidentet mund të shkojnë kundër jush disa ditë, në favor të të tjerave”.

Giorgio Chiellini tha se gjatë sezonit, Interi dëshmoi se ishte më i fortë se Juventusi në përplasjet kokë më kokë.

“Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani, unë mund të përgëzoj vetëm Interin, djemtë e mi dhe gjyqtarin për një paraqitje të mirë. Ne arritëm diçka me një përfundim në top katërshe që dukej shumë e vështirë në janar. Tani djemtë mund të pushojnë gjatë verës, të rimbushen dhe të jenë gati për të fituar sezonin e ardhshëm”, përfundoi trajneri i Juves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori