LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk e kemi të garantuar titullin

Allegri: Nuk e kemi të garantuar titullin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, vazhdon ta paralajmërojë skuadrën e tij se asgjë nuk ka arritur derisa titulli të sigurohet matematikisht.

Zonja e Vjetër është nëntë pikë përpara përcjellësit të parë në Serie A, ndërsa i nevojiten edhe shtatë pikë që ta fitojë edhe matematikisht titullin e pestë radhazi.


“Numrat që më interesojnë janë shtatë (pikët) që na mungojnë për ta fituar titullin”, ka thënë ai në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Lazios.

“Tri pikë kundër Lazios do të na ofronin akoma më shumë me Scudetton e pestë”, ka shtuar trajneri.

Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe pesë xhiro dhe Juve vështirë se mund ta lëshojë titullin nga dora. /Telegrafi/