LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Juventusi e ka ‘detyrë’ të fitojë titullin e Serie A

Allegri: Juventusi e ka ‘detyrë’ të fitojë titullin e Serie A

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë së fundmi se është “detyrë” e skuadrës së tij të fitojë titullin e Serie A në sezonin 2022/23.

Sezoni i fundit ishte i gjashti i Allegrit në krye të Bianconerëve në dy periudha dhe i pari që nuk arriti ta fitojë Scudetton.

Ky shënoi sezonin e dytë radhazi që Juventusi humbi titullin e Serie A – duke i dhënë fund serisë së tyre fituese në nëntë sezone radhazi dhe i pari që nga 2010/11 kur ata nuk fituan asnjë trofe të vetëm.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara miqësores së tyre parasezonale kundër skuadrës meksikane Chivas në Las Vegas, Allegri tregoi objektivin.

Transferimet e deritanishme në Serie A nga klubet e mëdha, cila ka bërë afatin kalimtarin më të mirë deri më tani?
Lexo po ashtu Transferimet e deritanishme në Serie A nga klubet e mëdha, cila ka bërë afatin kalimtarin më të mirë deri më tani?

“Juventus, si gjithmonë, dëshiron të arrijë çdo objektiv”, ka thënë fillimisht Allegri.

“Kjo verë ka parë që kanë ardhur disa lojtarë kryesorë: disa me përvojë, disa të rinj. Plus, është sezoni i dytë kështu që ne tashmë po fillojmë nga një bazë e mirë”.

“Pas një sezoni pa trofe, për herë të parë në 10 vjet, kemi për detyrë të fitojmë Scudetton”, përfundoi trajneri italian.

Sezoni i kaluar ishte më i vështiri për Allegrin në dy periudhat e tij me klubin.

Pasi mbërriti për herë të parë në 2014, ai e zgjeroi menjëherë serinë e tyre fituese të Scudettos në katër sosh, duke shtuar triumfin e tyre të parë në Coppa Italia për 20 vjet dhe e çoi Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Më pas ai fitoi dy trofetë vendas, ligën dhe kupën në secilin prej tre sezoneve të ardhshme, përpara se të duhej të kënaqej vetëm me titullin e Serie A në sezonin e fundit të periudhës së tij të parë në 2018/19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori