Alko dhe Arsihana sjellin këngën e re "Xhelozi"


Artistët shqiptare, Alko dhe Arsihana, kanë prezantuar sot (e diel) projektin e ri muzikor.
“Xhelozi” mban titullin projekti i dyshes, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kjo këngë tashmë gjendet e plotë në YouTube, gjersa këngëtarët vijnë me paraqitje atraktive skenike.

Teksti është shkruar nga ILLMILL, Jeton Zeqiri dhe Alko, ndërkohë që për instrumentalin dhe ‘beat’-in është kujdesur Bekito.
Ky i fundit në anën tjetër e ka bërë edhe aranzhmentin e këngës.

Videoja i është besuar produksionit të njohur, “Elmo Creative”.
Pritet që kënga të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/09/2021
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































