LAJMI I FUNDIT:

Alketa Vejsiu goditet me një kanaçe në skenën e X Factor Albania

Alketa Vejsiu goditet me një kanaçe në skenën e X Factor Albania

Mbrëmjen e djeshme, në një nga natat kulmore të spektaklit të muzikës ‘X Factor Albania’, ndodhi një incident i pazakontë.

Alketa Vejsiu, moderatorja e spektaklit, u përball me një situatë të pakëndshme.


Teksa atmosfera e natës ishte në kulmin e saj dhe emocionet e finalistëve dhe të pranishmëve ishin të larta, një kanaçe u hodh drejt moderatores.

Foto: X Factor Albania/YouTube

Ngjarja ndodhi në një moment delikat, teksa Vejsiu po shpallte emrin e një prej finalistëve të edicionit, por kanaçja, për fat të mirë, nuk e preku Alketën.

Menjëherë pas ndodhisë, Alketa Vejsiu ndali spektaklin dhe reagoi me profesionalizëm dhe vendosmëri.

“Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo i paaftë është njëri nga konkurrentët. Ky është një djalë fitues absolut dhe ky është një shembull shumë i keq që mua më revolton shumë dhe më vjen shumë turp që ndodh kjo, po ndodh ç’ti bësh”, tha ajo me një ton të vendosur, ndërsa shfaqja u ndërpre për disa momente. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori