LAJMI I FUNDIT:

Aliji mund t’i bashkohet skuadrës gjermane

Aliji mund t’i bashkohet skuadrës gjermane
13.01.2016; Marbella; Fussball Super League - Trainingslager FC Basel - Anreise FC Basel; Naser Alji, Danel Hoegh und Taulant Xhaka - Ankunft im Hotel (Andy Mueller/freshfocus)

Naser Aliji është njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar sa i përket repartit defensivë.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë dhe Baselit, nuk ka pasur hapësirat e duhura tek kampionët e Zvicrës këtë edicion.

Dhe me mundësitë e pakta aktivizimi, Aliji e ka menduar largimin nga kampionati zviceran dhe Baseli.


Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Gjermania, skuadra e rënë në Bundesliga 2, Hannover 96 është në kërkim të futbollistit nga Kumanova.

22-vjeçari mund t’i bashkohet Hannoverit për një shumë rreth 700 mijë euro, pasi aktualisht është nën kontratë me Baselin deri në vitin 2017. /Telegrafi/