Alicia Keys i ka bërë një dedikim bashkëshortit të saj, Swizz Beatz, për përvjetorin e 11-të të martesës së tyre.

Krijuesja e hitit “Empire State of Mind” bëri një postim në rrjete sociale për të shënuar ditën e veçantë dhe tha se marrëdhënia e tyre ‘vetëm po bëhet më e mirë’.

“Urime përvjetorin dashuria ime. Vetëm po bëhet më mirë. Unë festoj dhe e respektoj marrëdhënien tonë”.

View this post on Instagram

A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys)

Alicia – e cila ndan djemtë Egypt, 10 vjeç dhe Genesis, gjashtë vjeç me Swizz – shtoi: “Vazhdojmë për shumë më shumë”.

Të gjitha lajmet nga Alicia Keys Të gjitha lajmet nga Alicia Keys

Keys takohet për herë të parë me producentin 42 vjeçar – emri i vërtetë i të cilit është Kasseem Daoud Dean – kur dyshja ishin adoleshentë në Neë York, por ajo zbuloi se nuk ishte e interesuar për një romancë me të deri vonë.

View this post on Instagram

A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys)

Këngëtarja shpjegoi se si ndjenjat e saj filluan të ndryshojnë kur dyshja punuan së bashku në një projekt muzikor dhe ajo vuri re ‘diçka më shumë’ tek partneri i saj.

“Sa më shumë që flisnim aq më shumë vura re se si funksiononte mendja e tij. Ai ishte aq i vetëdijshëm për atë që po ndodhte në të gjithë botën”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys)