LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Më së paku një të punësuar për çdo familje

Ali Ahmeti: Më së paku një të punësuar për çdo familje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka promovuar në Shkup programin e saj zgjedhor, që sipas Ali Ahmetit, përmban pikat e qeverisjes për katër vitet e ardhshme, 2016-2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti më tej tha se në program është përmbledhur energjia intelektuale dhe e ekspertëve të dëshmuar në sferën e tyre, duke kërkuar që asnjë familje shqiptare të mos mbetet, me më së paku një të punësuar, pikë kjo e pjesës ekonomike të programit të kësaj partie.


Artan Grubi, bartës liste në Njësinë zgjedhore 1, u zotua se BDI-ja do t’i zbatojë të gjitha udhëzimet e Komisionit Evropian, duke theksuar se do të ketë transparencë në sundimin e ligjit. Ai tha se rruga e Maqedonisë është vetëm drejt BE-së dhe NATO-së.

Ndërkaq, Xhevat Ademi tha se për BDI-në, në katër vitet e ardhshme, parësore do të jetë dygjuhësia, pra përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe./Telegrafi/