LAJMI I FUNDIT:

Alexis Sanchez merr numrin shtatë në fanellën e Interit

Alexis Sanchez merr numrin shtatë në fanellën e Interit

Alexis Sanchez ka këmbëngulur që nuk pendohet për kalimin te Manchester United pasi u konfirmua si numri shtatë i ri i Interit.

Djajtë e Kuq e bënë kilianin lojtarin e tyre më të paguar në histori, duke i paguar një pagë prej 450 mijë euro në javë kur ata e transferuan atë nga Arsenali në janar të vitit 2018.


Sidoqoftë, ish-sulmuesi i Udineses arriti t’i shënonte vetëm pesë gola në 45 paraqitje në Old Trafford dhe tani është rikthyer në Itali me Interin.

Alexis Sanchez (Foto: Oliveira/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i lumtur që shkova te Manchester United. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Është klubi që fitoi më së shumti në Angli, ” ka thënë Sanchez në një intervistë për BBC Sport.

“Kur shkova te Arsenali ishte fantastike – isha i lumtur atje – por United po rriteshin në atë kohë, ata po blinin lojtarë për të fituar diçka”.

“Doja të bashkohesha me ta dhe të fitoja gjithçka. Nuk pendohem që kam shkuar atje. Unë mendoj se jam i lumtur kur luaj për kombëtaren time”.

“Unë isha i lumtur edhe në Manchester United, por gjithmonë u kam thënë miqve të mi: Dua të luaj”.

Zyrtare: Sanchez kalon te Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Sanchez kalon te Interi

“Nëse do të më lejonin të luaja, do të bëja çmos. Ndonjëherë do të luaja 60 minuta, atëherë nuk do të luaja në ndeshjen tjetër – dhe nuk e di pse ”.

Nerazzurrët, ndërkohë, kanë njoftuar se Alexis do të veshë fanellën e tyre me numrin shtatë këtë sezon, numër ky që i ishte caktuar Mauro Icardi që kaloi më pas te Paris Saint-Germian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori