LAJMI I FUNDIT:

Alex Rodriguez është afruar me ish-gruan pas ndarjes nga J.Lo

Alex Rodriguez është afruar me ish-gruan pas ndarjes nga J.Lo
(Foto: PageSix)

Qëkur lidhja e tyre e dashurisë mori fund, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk kanë ndaluar së mbushuri kolonat mediatike me marrëdhënien e tyre intriguese.

Mediat amerikane tani shkruajnë se ish-lojtari i bejsbollit nuk e ka harruar kurrë plotësisht ish-gruan e tij, Cynthia Scurtis, transmeton KP.


Alex dhe Cynthia dolën përpara altarit në vitin 2002 dhe në martesë patën dy vajza, Ella dhe Natasha, por ata u shkurorëzuan në vitin 2008.

(Foto: People)

Si një arsye e divorcit, Scurtis përmendi braktisjen emocionale të fëmijëve dhe asaj. Ajo gjithashtu shtoi se martesa ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme për shkak të lidhjes jashtëmartesore të Alex.

Pavarësisht kësaj, të dy qëndruan të lidhur pas divorcit dhe disa burime deklarojnë se ata janë shumë të afërt. Edhe pse Cynthia ka një burrë, Alex dhe ajo kohët e fundit morën pjesë në një ngjarje së bashku, dhe burimet që morën pjesë aty thanë se kimia mes tyre është e pamohueshme.

“Ai e kuptoi se nuk mund të donte asnjë grua tjetër si ish-gruan e tij dhe ai ia tha asaj atë. Edhe pse është e martuar, ajo nuk mund të mos ndjejë për Alex. Disa madje thonë se të dy janë në një lidhje të fshehtë dhe se ajo do të largohet nga burri i saj për shkak të ish-burrit të saj. Ajo është padyshim e vetmja grua që (Alex) e dashuron vërtet”, tha një burim për revistën People.

(Foto: Hollywood Life)

Në trend Magazina

Më shumë
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori