LAJMI I FUNDIT:

Alec Baldwin thotë se nuk ndjehet fajtor për vrasjen aksidentale të kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”

Alec Baldwin thotë se nuk ndjehet fajtor për vrasjen aksidentale të kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”

Alec Baldwin ka thënë se nuk ndihet fajtor për vrasjen aksidentale të kinematografes Halyna Hutchins në xhirime, sepse dikush tjetër ishte përgjegjës për sjelljen e municioneve në shesh.

Hutchins, 42 vjeç, u qëllua dhe u vra më 21 tetor në xhirimet e filmit “Rust”, i cili po xhirohej në New Mexico, shkruan DailyMail.


Baldwin, i cili prodhoi dhe luajti rolin kryesor në “Rust”, gjithashtu reagoi ndaj Donald Trumpit dhe George Clooney-it pasi ata e kritikuan atë për tragjedinë.

I pyetur nëse ndihej fajtor nga gazetari i ABC, George Stephanopoulos, Baldwin u përgjigj: “Jo. Jo. Ndjej se dikush është përgjegjës për atë që ndodhi dhe nuk mund të them se kush është, por e di që nuk jam unë”.

Ai shtoi: “Dmth, i sinqertë me Zotin, nëse do të ndjeja se isha përgjegjës, mund të kisha vrarë veten nëse do të mendoja se isha përgjegjës. Dhe këtë nuk e them lehtë”.

Baldwin vazhdoi duke thënë se i është thënë nga njerëz ‘në dijeni’ se është ‘shumë e pamundur’ që ai të përballet me ndonjë akuzë penale për të shtënat, duke shtuar se ai kishte disa ‘ide’ se si përfunduan xhirimet – por ai tha se do t’ua linte hetuesve.

Në një intervistë thellësisht emocionale – rrëfimi i tij i parë televiziv i ngjarjeve të 21 tetorit – Baldwin u mbrojt gjithashtu nga kritikat.

Stephanopoulos e pyeti se si ndihej për Trumpin duke thënë se “ai kishte diçka të bënte me të”, me ish-presidentin madje duke sugjeruar se “ndoshta e kishte mbushur” armën vetë.

“Ai tha se e bëra qëllimisht”, u përgjigj Baldwin i habitur. “Pikërisht kur mendon se gjërat nuk mund të bëhen më surreale, këtu është presidenti i Shteteve të Bashkuara që bën një koment për këtë situatë tragjike”.

Më herët gjatë muajit, George Clooney i quajti të shtënat si diçka ‘të çmendur’ dhe ‘tërbuese’.

Baldwin tha se “me të vërtetë nuk e ndihmoi aspak situatën” që njerëzit të jepnin pikëpamjet e tyre për protokollet e armëve të zjarrit, duke pretenduar se ai “trajtonte armët po aq sa çdo aktor tjetër” dhe se ai kishte përdorur gjithmonë një protokoll të njëjtë në xhirime.

Baldwin, pas transmetimit të intervistës, postoi në Instagram një fotografi të tij duke përqafuar një nga gjashtë fëmijët e tij të vegjël.

“Pavarësisht se çfarë ndodh me mua. Pavarësisht se çfarë vuaj. Nëse fitoj ose humbas, çdo gjë. Çdo gjë. Askush nuk mund të ma heqë gëzimin dhe dashurinë që më ke dhënë Hilaria Balwin”, shkroi aktori.

“Këto janë kohë të vështira. Bota është mbytur nga tymrat e urrejtjes. Por ti më ke dhënë një arsye për të jetuar. Jeta jonë me familjen është gjithçka që më intereson. Asgjë tjetër. Të kam borxh për këtë”, shkroi Baldwin.

Clooney ishte ndër ata që u shpreh kundër veprimeve të Baldwin.

“Çdo herë që më japin një armë në xhirime – çdo herë – ata më japin një armë, unë e shikoj atë, e hap, ia tregoj personit që po e drejtoj gjithashtu, ia tregoj ekipit”, tha Clooney.

“Çdo shkrepje e vetme. Kur të mbarosh, ia kthen personit përjegjës”.

Clooney shtoi: “Një pjesë është për shkak të asaj që i ndodhi Brandonit. Të gjithë e bëjnë atë. Të gjithë e dinë”.

“Ndoshta Alec e bëri këtë – shpresojmë se ai e bëri atë”, kishte thënë George.

Por Baldwin i tha Stephanopoulos se nuk ishte i impresionuar me komentet e Clooney.

“Kishte shumë njerëz që e ndjenë të nevojshme të kontribuojnë me komente për situatën, gjë që nuk e ndihmoi aspak situatën”, tha Baldwin.

“Nëse protokolli juaj është që të kontrolloni armën çdo herë, mirë, mirë për ju. Mirë për ty”.

“Unë ndoshta kam përdorur armë po aq sa çdo aktor tjetër në filma me një karrierë mesatare, kurrë nuk jam qëlluar nga dikush. Dhe në atë kohë, unë kisha një protokoll. Dhe nuk më zhgënjeu kurrë”.

I pyetur pse ai nuk e kontrolloi kurrë armën e tij, Baldwin u përgjigj: “Ajo që më mësoi dikush vite më parë ishte: nëse do të merrja një armë dhe do të nxirrja një kapëse nga një armë ose do të manipuloja dhomën e një arme, ata do ta merrnin armën”.

“Dhe ata do të thoshin: ‘Një gjë që duhet të kuptoni është se ne nuk duam që aktori të jetë linja e fundit e mbrojtjes kundër një shkeljeje katastrofike të sigurisë me armë'”.

“Detyra ime është të sigurohem që arma të jetë e sigurt, dhe që unë t’ju jap armën dhe të deklaroj se arma është e sigurt. Ekipi nuk po mbështetet te ju për të thënë se është i sigurt. Ata po mbështeten tek unë për të thënë se është e sigurt”.

“Kur ai person që ishte i ngarkuar me atë punë ma dha armën, unë i besova. Dhe unë kurrë nuk kam pasur një problem, kurrë”, tregoi aktori i “Rust”.

Ai tha se u besonte të tjerëve në xhirime për të bërë punën e tyre.

Midis tyre ishin Hannah Gutierrez Reed, blinduesja dhe Dave Halls, ndihmës-drejtori.

“Një person ka atë përgjegjësi për të mbajtur armën”, tha Baldwin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori