LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët mbështet Izet Mexhitin: Urojmë të mos jetë lojë

Aleanca për Shqiptarët mbështet Izet Mexhitin: Urojmë të mos jetë lojë

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “BDI është rekordere e mashtrimit dhe kjo nuk përbën ndonjë risi”.

“Që në 18 vite të qeverisjes dhe në gjashtë qeveri të ndryshme s’ka realizuar kurrë ndonjë premtim brenda 100 ditëshit të parë edhe kjo s’është risi. Që për ta, politika është mashtrim dhe jo seriozitet për premtimet që jep, edhe kjo nuk përbën risi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.


Risia, sipas ASH-së, është që më në fund nënkryetari i BDI-së pranoi të gjitha ato gjërat që, siç thonë nga kjo parti, ASH i tha në 100 ditëshin e qeverisjes.

Izet Mexhiti i parashtron disa pyetje ekzekutivit të BDI-së të udhëhequr nga Artan Grubi
Lexo po ashtu Izet Mexhiti i parashtron disa pyetje ekzekutivit të BDI-së të udhëhequr nga Artan Grubi

“Urojmë që të mos jetë lojë dhe z. Mexhiti ta bëjë zgjidhjen e tij, a do të vazhdojë akoma të jetë në anën e rrenës dhe të mashtrimit që udhëhiqet nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, apo fjalët e thëna do t’i shndërroje në veprime konkrete dhe në ditët në vazhdim do të dëgjojmë edhe largimin e tij përfundimtar nga BDI”, thuhet në fund të njoftimi të ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori