LAJMI I FUNDIT:

Alban Ramosaj paralajmëron këngën “Thikat e mia” për në “Kënga Magjike”

Alban Ramosaj paralajmëron këngën “Thikat e mia” për në “Kënga Magjike”
Alban Ramosaj Foto: Instagram/albanramosaj

Ndonëse jo edhe shumë aktiv, por Alban Ramosaj është tejet i dashur për audiencën e gjerë.

Ai përmes rrjeteve sociale mundohet që të qëndrojë afër fansave, të cilët e përkrahin vazhdimisht.


Këtë vit ai do të jetë pjesë në “Kënga Magjika”, ku nesër do të prezantojë këngën e re.

“Thikat e mia” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilën ka punuar edhe artistja Fifi.

“Gjak, djersë dhe lot në këtë këngë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Tutje theksojmë se Albani ka ndarë edhe një imazh gjatë performancës që dhuroi në “Kënga Magjike”. /Telegrafi/