LAJMI I FUNDIT:

Alan Shearer flet për favoritët e Ligës së Kampionëve, City nuk bën pjesë në listën e tij

Alan Shearer flet për favoritët e Ligës së Kampionëve, City nuk bën pjesë në listën e tij
Alan Shearer (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Ligës Premier, Alan Shearer, mendon se Lionel Messi do të udhëheqë Barcelonën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kampioni spanjoll përballet me Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve , pasi e eliminoi Lyonin në 1/8 e finales në garën më të madhe evropiane për klube. Unitedi prodhoi një performancë të shkëlqyer në Paris muajin e kaluar për të eliminuar Paris Saint-Germainin.

Alan Shearer (Foto: Ali Bharmal/Getty Images for Premier League/Guliver)

“Nuk mund ta përjashtoni Manchester Unitedin pas rikthimit për ta mposhtur Paris Saint-Germainin. Por, mendoj se Barcelona ka shumë më tepër potencial për ta gjatë dy ndeshjeve – kryesisht për shkak të atij njeriu, Lionel Messi. Pres që të jetë Messi, ai që do ta bëjë diferencën kundër Unitedit dhe ai është arsyeja pse mendoj që Barca ndoshta do ta fitojë gjithë garën. Unitedi dhe Ole Gunnar Solskjaer meritojnë një shans ndaj Barcës për atë që bënë në PAris. Mirëpo, mendoj se do të jetë një hap shumë i largët për ta”, ka thënë Shearer për The Sun.

Të gjitha lajmet nga Man City
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man City

Ai e ka komentuar edhe përballjen tjetër, atë ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit, ndërsa mendon se Zonja e Vjetër mund të jetë finalisti tjetër krahas Blaugranëve.

“Mendoj se do të jetë e njëjta gjë edhe për Ajaxin ndaj Juventusit, për shkak të Cristiano Ronaldos. Tashmë mund ta imagjinoni një finale, Juve kundër Barcës, me dy futbollistët më të mirë që i kemi parë duke u përballur edhe njëherë me njëri-tjetrin”, ka shtuar Shearer.

Në ndërkohë, pjesë e garës evropiane është edhe kampioni anglez (që luan kundër Tottenham Hotspur), mirëpo legjenda e futbollit anglez nuk beson se skuadra e Pep Guardiolas mund të jetë ndër konkurrentët për trofeun e madh.

“(City vazhdon të jetë në konkurrim për) katër trofetë dhe kjo është mbresëlënëse. Mirëpo, nuk mendoj se do t’ia dalin (në Ligën e Kampionëve). Pres që ta fitojnë Ligën Premier dhe Kupën FA”, ka thënë 48-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori