LAJMI I FUNDIT:

Alaba ka këputur ligamentin e gjurit, humbet pjesën e mbetur të sezonit

Alaba ka këputur ligamentin e gjurit, humbet pjesën e mbetur të sezonit

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, ka pësuar një lëndim të rëndë në sfidën ndaj Villarrealit të cilën madrilenët e fituan me rezultat të thellë 4-1.

Po zhvillohej minuta e 35-të e ndeshjes kur Alaba ra në tokë dhe menjëherë kamerat e kapën duke mbajtur gjurin me dy duart.


Në përpjekje për të larguar topin nga këmbët e kundërshtarit, ai e zuri gjurin e tij në një pozitë shumë të keqe dhe tani sipas raportimeve të mediave nga Spanja, ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, që ndryshe njihet si ACL.

Nga ky lëndim kanë vuajtur shumë futbollistë gjatë këtij sezoni, e më së shumti ata të Real Madridit.

Kësisoji, Alaba i është bashkuar Militaos dhe Courtois në listën e lojtarëve që kanë këputur këtë ligament.

'Mbretërit' fundosën ‘Nëndetësen e Verdhë’, marrin primatin në La Liga
Lexo po ashtu 'Mbretërit' fundosën ‘Nëndetësen e Verdhë’, marrin primatin në La Liga

Alaba këtë sezon ishte paraqitur në 14 ndeshje në La Liga me Real Madridin, duke startuar në të gjithat.

Tani sipas të gjitha gjasave dhe sipas asaj që tha Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes, klubi madrilen do të vlerësojë opsionet në treg për të blerë një qendërmbrojtës.

Sidoqoftë, deri në gjetjen e një zgjidhje të përhershme, në atë pozicion Ancelotti mund të llogarisë edhe në shërbimet e Aurelien Tchouameni, i cili edhe më herët ishte aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori