LAJMI I FUNDIT:

Aktorja shqiptare, Delinda Disha bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja shqiptare, Delinda Disha bëhet nënë për herë të dytë
Foto: Screenshot/Instagram

Aktorja e njohur nga Shqipëria, Delinda Disha, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.


Ajo zbulon se djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Kostandin, ka lindur ditën e sotme (10 gusht).

“10.08.2023. Mirë se erdhe Kostandin”, ka shkruar ajo.

Aktorja Delinda Disha zbulon se ka humbur binjakët, pak ditë pasi njoftoi se ishte shtatzënë
Lexo po ashtu Aktorja Delinda Disha zbulon se ka humbur binjakët, pak ditë pasi njoftoi se ishte shtatzënë

Urimet qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.

Artistja e njohur në vitin e kaluar njoftoi se ishte shtatzënë sërish, por që kishte humbur binjakët.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, kishte thënë ajo.

Foto: Arkiv

Delinda dhe partneri i saj, Eldo, theksojmë se kanë bashkë edhe një djalë, gjashtëvjeçar. /Telegrafi/