LAJMI I FUNDIT:

Aktorja që mbahet mend për horrorin “The Shining”, Shelley Duvall ka treguar pse nuk ka bërë filma për 20 vite

Aktorja që mbahet mend për horrorin “The Shining”, Shelley Duvall ka treguar pse nuk ka bërë filma për 20 vite
(Fotomontazh: Page Six)

Shelley Duvall, aktorja që mbahet mend për filmin horror “The Shining”, në një intervistë të re ka treguar se ka bërë një pauzë 20 vjeçare nga xhirimet.

Gjegjësisht, ajo ka rrëfyer se u kthye në shtëpi në Teksas, pasi vëllai i saj u diagnostikua me tumor në palcën kurrizore.


“Janë pushimet më të gjata që kam bërë, por e bëra për një arsye të rëndësishme – për t’u rilidhur me familjen time”, ka thënë 73-vjeçarja për revistën People.

Pas mungesës së gjatë nga Hollywood, filluan spekulimet se kishte probleme me shëndetin mendor, por ajo e mohoi këtë.

Shelley Duvall rikthehet në aktrim pas 20-të vitesh
Lexo po ashtu Shelley Duvall rikthehet në aktrim pas 20-të vitesh

Në ndërkohë, Shelly është rikthyer me një film të ri të titulluar “The Forest Hills”. Është një film horror me regji të Scott Goldberg. Premiera do të jetë më 11 mars në New Jersey.

Siç u përmend më parë, shumica e njerëzve e kujtojnë atë nga filmi i Stanley Kubrick, “The Shining”. Bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Stephan King, tregon historinë e një shkrimtari të çmendur që synon të vrasë anëtarët e familjes së tij në një hotel të izoluar nga bota. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori