Aktorja Millie Bobby Brown zbulon se cila pjesë e amësisë e surprizoi më shumë

Aktorja Millie Bobby Brown ka folur për përvojën e saj si nënë pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Jake Bongiovi adoptuan një vajzë në verën e vitit 2025.
E njohur për rolin e saj në serialin "Stranger Things", Millie tregoi se prindërimi është një përvojë e bukur, emocionuese, por edhe sfiduese.
Ajo pranoi se shpesh e telefonon nënën e saj për ta pyetur nëse sjellje të caktuara të vajzës janë normale, duke e quajtur atë 'ndihma e parë' në rolin e nënës.
Aktorja tha se mbështetja e familjes ka qenë shumë e rëndësishme për të. Kur nuk mund të flasë me nënën, ajo kërkon këshilla edhe nga vjehrra e saj, e cila gjithashtu i jep kurajë dhe mbështetje.
Millie dhe Jake, të cilët u martuan në fshehtësi në maj të vitit 2024, kanë zgjedhur ta jetojnë prindërimin larg vëmendjes së publikut.
Ajo zbuloi se motoja e tyre është të marrin çdo ditë me radhë dhe të mos shqetësohen tepër për vështirësitë e përditshme.
Sipas aktores, ardhja e vajzës në jetën e saj ka ndryshuar gjithçka.
Ajo dëshiron që e bija të rritet me besimin se gratë mund të arrijnë ëndrrat e tyre dhe se nuk duhet të pranojnë më pak sesa meritojnë.
Megjithatë, theksoi se gjëja që e ka surprizuar më shumë është forca e dashurisë që ndien për fëmijën e saj.
“Nuk e kuptoja se si zemra mund të mbajë kaq shumë dashuri. Është një ndjenjë e pabesueshme dhe e pashpjegueshme”, u shpreh ajo. /Telegrafi/




















































