LAJMI I FUNDIT:

Aktorja kryesore “harron” premierën e filmit!

Aktorja kryesore “harron” premierën e filmit!

Të ftuarit dhe gazetarët e pranishëm në premierën e “Unforgettable” nisën të pyesnin veten nëse Rosario Dawson e kishte harruar eventin, kur aktorja kryesore e filmit u pa të mbërrinte vetëm pasi kishte nisur shfaqja e tij.

E veshur me një fustan bust ngjyrë floriri, 37-vjeçarja pozoi për fotografët e dha intervista, edhe pse të gjithë aktorët e tjerë dhe regjisori kishin hyrë ndërkohë në sallë.


Dawson interpreton Julian, një grua e re, jeta e së cilës trazohet nga ish-bashkëshortja e të fejuarit të saj, Tessa, roli i së cilës i është besuar aktores Katherine Heigl.

Në rrjedhën e filmit shihet sesi Tessa bëhet gjithmonë e më e fiksuar pas idesë së hakmarrjes. Julia mendonte se kishte gjetur njeriun e ëndrrave të saj, por rivalja do t’ia kthejë jetën në ferr, transmeton tch.

“Ajo që më pëlqen te ky film është fakti se, sheh gra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra që luftojnë me të njëjtën ide: të ngulet perfeksionizmi. I shikon sesa të forta janë dhe se çfarë ekipi dinamik do të krijonin po të ishin bashkë, por ndërkohë ato gjenden në një konkurrim të ashpër me njëra-tjetrën”, tha Rosario Dawson, aktore.

Kasti i aktorëve përbëhet më së shumti nga femra. Edhe regjisorja është grua, Denise di Novi. Në kinematë amerikane, filmi do të nisë të shfaqet duke filluar nga data 21 prill.

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori