LAJMI I FUNDIT:

Aktori spanjoll, Gabriel Guevara arrestohet për sulm seksual në Festivalin e Filmit në Venecia

Aktori spanjoll, Gabriel Guevara arrestohet për sulm seksual në Festivalin e Filmit në Venecia
Foto: Gabriel Guevara/Instagram

Aktori spanjoll Gabriel Guevara, ylli i ekskluzivitetit të filmit adoleshent të Prime Video, “Culpa Mia (My Fault)”, është arrestuar në Festivalin e Filmit në Venecia.

Guevara kishte një urdhër aktiv ndërkombëtar kundër tij për një sulm të dyshuar seksual në Francë. Policia e Venecias konfirmoi arrestimin, i raportuar fillimisht nga e përditshmja e Venecias La Nuova.


Gjykata e Apelit do të vendosë për çështjen e tij përpara se të fillojë procedura e ekstradimit. Për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin apo arrestimin, shkruan The Hollywood Reporter.

Foto: Gabriel Guevara/Instagram

Guevara u arrestua nga policia e shtetit italian në Venecia të shtunën, më 2 shtator, një ditë përpara se të merrte çmimin për aktorin më të mirë të ri, të dhënë nga Filming Italy të dielën, më 3 shtator.

Të gjitha lajmet nga Festivali i Filmit në Venecia
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Festivali i Filmit në Venecia

Me lajmin për arrestimin e tij, Filming Italy anuloi çmimin, për të cilin ata thanë se ishte një “masë paraprake” në pritje të rezultatit të çështjes kundër tij.

Foto: Gabriel Guevara/Instagram

Festivali lëshoi ​​një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke shkruar se “do të donte të specifikonte se prania në Venecia e aktorit spanjoll Gabriel Guevara, që disa website të shtypit kanë raportuar së fundmi si të arrestuar, nuk ishte e lidhur me ndonjë aktivitet ose prodhim i Festivalit të 80-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia”.

Foto: Gabriel Guevara/Instagram

Guevara fitoi famë evropiane në vitin 2018 si Cristian Miralles Haro në sezonin e parë të “Skam Spain”, por rolet e tij kryesore në filmat “My Fault” rriti famën e tij edhe ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori