LAJMI I FUNDIT:

Aktori shqiptar Dukagjin Podrimaj pjesë e “The Crow”, filmit hollivudian që do të publikohet këtë vit

Aktori shqiptar Dukagjin Podrimaj pjesë e “The Crow”, filmit hollivudian që do të publikohet këtë vit

Aktori i talentuar nga Kosova, Dukagjin Podrimaj, ka arritur të bëhet pjesë e një prodhimi të madh hollivudian, duke u bashkuar me ekipin e filmit të ardhshëm “The Crow”.

Podrimaj pritet të jetë një nga rolet dytësore në filmin e ri, duke siguruar një protagonizëm të qartë në këtë film të përmasave botërore.


Lajmi për pjesëmarrjen e tij në film u bë publik pasi ai e ndau trailer-in e filmit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku shkroi: “Ky është traileri i filmit ‘The Crow’ pjesë e të cilit jam dhe unë. Të shohim çka po ju kallxojmë verës”.

“The Crow”, i cili pritet të publikohet më 7 qershor 2024, është një film amerikan me tema të natyrës supernaturale dhe superheroike, me regji të Rupert Sanders dhe bazuar në serinë komike nga James O’Barr të vitit 1989. Bill Skarsgård dhe FKA Twigs janë protagonistët e filmit, ku Skarsgård luan rolin e Eric Draven / The Crow, një muzikant i vrarë që ringjallet për t’u hakmarrë për vdekjet e tij dhe të fejuarës së tij.

Filmi ka përjetuar një rrugëtim të gjatë dhe të ndërlikuar deri në realizimin e tij, duke përfshirë ndryshime të shumta në ekipin e regjisorëve dhe aktorëve gjatë fazës së zhvillimit që ka zgjatur disa vjet.

Punimet kryesore filluan në korrik të vitit 2022 në Pragë dhe Penzing pranë Mynihut. Filmi përfundimisht përmbylli xhirimet në shtator të vitit 2022. Puna e post-produksionit përfshin prodhimin virtual në studiot ‘Penzing’, ndërsa krijimi i aseteve dixhitale dhe puna e efekteve vizuale ndodhën në Bavarinë e Gjermanisë.

“The Crow” do të lansohet në kinematë e Shteteve të Bashkuara nga Lionsgate Films, ndërsa të drejtat e shitjes ndërkombëtare të distribuimit janë përfaqësuar nga FilmNation Entertainment dhe janë ofruar për blerje të ndryshme në Festivalin e Filmit në Cannes në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori