LAJMI I FUNDIT:

Aktorët që kanë gënjyer për të siguruar role filmike

Sandra Bullock, Daniel Craig, George Clooney (Foto: Getty Images/Guliver)

Edhe në Hollywood shpesh ndodh që yjet të thonë të pavërteta, në mënyrë që t’i fitojnë rolet e dëshiruara filmike, ndërsa kjo nuk vlen vetëm për aktorët e paafirmuar, por edhe për emrat e mëdhenj.

Në ditët e sotme është thuajse e zakonshme që në CV të përfshihen të pavërteta ose të zmadhohen, ashtu që kandidatët për një punë të caktuar të kenë një prezantim sa më të mirë para punëdhënësit.


Më poshtë jua sjellim disa prej aktorëve, të cilët nuk kanë hezituar të gënjejnë për të siguruar rolet e tyre filmike:

Daniel Craig

(Foto: Mark Sagliocco/Getty Images for The Museum of Modern Art/Guliver)

Britaniku i famshëm kishte gënjyer se është një kalorës mjaft i mirë për të fituar role. Në fakt, nuk kishte aspak përvojë në këtë fushë. Por, për një kohë kishte pasur sukses me këtë tregim. Megjithatë, kur e fitoi rolin në vesternin fantastiko-shkencor “Cowboys & Aliens” (2011), ku duhej të kalëronte, nuk mund të gënjente më. Sidoqoftë, ai u mësua që ta bënte këtë gjatë xhirimit të filmit.

“Dy javë e kam ushtruar kalërimin çdo ditë, para fillimit të xhirimeve, aq sa në fund e bleva edhe një kalë”, ka treguar Craig.

Sandra Bullock

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, asokohe si 26 vjeçare, aktorja e famshme ishte paraqitur në audicionet për filmin “Love Potion No. 9”. Producentët kërkonin një “aktore me përvojë në moshë të mesme”. Sandra gënjeu për moshën e saj duke “u plakur’ për tri vite dhe e siguroi rolin. Fatkeqësisht, mashtrimi nuk ia vlejti, duke qenë se filmi rezultoi i pasuksesshëm.

George Clooney

Aktori dëshironte me çdo kusht që të fitonte role të rëndësishme filmike, prandaj e dinte se për të ndodhur kjo duhej të ishte pjesë e ekipit të ‘Screen Actors Guild’ për të pasur sukses në Hollywood. Gjatë një audicioni, ai kishte gënjyer se ka luajtur në filmin e titulluar “Cat People”, ndërsa për fatin e tij të keq, drejtori i kastingut (drejtori për caktimin e roleve në një film të caktuar) kishte pasur të njëjtën detyrë edhe për filmin “Cat People”.

Mila Kunis

(Foto: Instagram/mila_kunis_oofficial)

Mila Kunis e fitoi rolin e tinejxheres Jackie Burkhart në serialin “That ’70s Show” (që u transmetua gjatë viteve 1998-2006), kur ishte vetëm 14 vjeçare. Producentët e serialit të popullarizuar ishin të bindur se ajo shumë shpejt do t’i mbushte 18 vjet. Kjo për faktin se aktorja kishte gënjyer për moshën në audicione.

Robert Pattinson

(Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Para se ta fitonte rolin në filmin “Harry Potter and the Goblet of Fire” (2005), Robert Pattinson ishte thjesht një aktor i talentuar që përpiqej të depërtonte në industrinë filmike. Ai ka rrëfyer se jo gjithmonë ishte i sinqertë kur shkonte në audicione. Në disa raste thoshte se është amerikan, ndërsa në disa të tjera se është anglez. Nganjëherë, në CV-në e tij thoshte se ka studiuar në Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike në Universitetin e Oxfordit, gjë që nuk ishte e vërtetë.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori