LAJMI I FUNDIT:

Aktivisti shqiptar në Turqi: Shqipëria solli dy ekipe ndihme, në zonën e goditur jetojnë dhe shqiptarë

Aktivisti shqiptar në Turqi: Shqipëria solli dy ekipe ndihme, në zonën e goditur jetojnë dhe shqiptarë

Presidenti i “Vatra” në Turqi, Bora Zukali në një lidhje “Skype” me  RTSH-në ka deklaruar se shteti shqiptar i ka ardhur në ndihmë Turqisë me dy ekipe për shpëtimin e personave të mbetur nën rrënojat e tërmetit fatal.

Zukali u shpreh se në zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi, jetojnë dhe shqiptarë, por ende nuk ka dijeni nëse ka viktima prej tyre. Teksa e konsideron një tragjedi të rëndë, Zukali shprehet se 24 orë pas tërmetit janë shpëtuar 21 mijë persona, ndërsa numri i viktimave është më i lartë se 4 mijë.


“21 mijë veta janë shpëtuar nga rrënojat, 6 mijë e 200 pallate janë rrëzuar komplet. Jemi habitur. Po ndjekim situatën. Numri i viktimave do rritet 5-6 fish. Zoti i ndihmoftë. Ne me qytetarët atje dhe shoqatata shqiptare, që kanë emigruar nga Kosova, Camëria, në ato fshatra jetojnë shqiptarët, janë mirë, po transportohen ndihma. Koha është e keqe. Ka ardhur ndihma me forca speciale nga shteti shqiptar, dy ekipe të vecanta. Kanë arritur në zonën e prekur në Turqi. Po punojnë për shpëtimin e qytetarëve. Rrugët janë të prishura, autortrada janë carë. Tragjedi e madhe dhe e pabesueshme. Deri tani nuk dimë se ka shqiptarë”, tha Zukali.

Presidenti i “Vatra” në Turqi nënvizoi si një problem, standartet e ndërtimeve në zonën e prekur nga tërmeti. Sipas tij, pallate 15 dhe 18 katëshe u shembën pasi nuk ishin adaptuar standartet.

“Disa vende janë dy-tre katëshe, dhe disa vende janë bërë si qytet, metropol, me pallate me shumë kate, por standartet nuk janë adaptuar. Po të ishin mne standarte të rregullta s’do kishin problem. Janë rrëzuar pallate 15-18 katëshe.

Sepse tërmeti ra në 10 qytetet dhe popullsia është 12 milionë njerëz, një numër i madh. Në dy pallate të rrëzuara jetojnë shqiptarë nga Sanxhaku. Dhe imagjinoni sa persona po rrezikojnë. Është e pabesueshme. Nuk hyjnë dot në shtëpi, nuk marrin dot ndihma. Telekomunikacioni ëhstë problem. S’ka energji. Dimë 3300 veta nga Turqia dhe mbi 1 mijë nga Siria”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori