LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vrasje të mbetur në tentativë

Aktakuzë për vrasje të mbetur në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 28 qershor 2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 28.06.2019 rreth orës 13:40 minuta në fshatin Randobravë – Komuna e Prizrenit, në rrugën e hyrjes së fshatit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që derisa ishte duke ecur rrugës së fshatit në drejtim të rrugës magjistrale Prizren – Gjakovë, në momentin kur e vëren të dëmtuarin R.F., nga po i njëjti fshat, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje disa ditë më parë, nga brezi nxjerr një thikë dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin R.F., në pjesën e përparme të djathtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, i dëmtuari transferohet nga vendi i ngjarjes në Spitalin e Prizrenit, e prej aty në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë.


Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihen në barrë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori