LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër katër personave për veprat grabitje dhe grabitje në tentativë

Aktakuzë kundër katër personave për veprat grabitje dhe grabitje në tentativë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., L.M., L.H. dhe S.H., të cilët me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë kryer veprat penale grabitje dhe grabitje në tentativë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më 3 korrik 2019, rreth orës 18:30 në Gjilan, në bashkëveprim dhe me përgatitje paraprake, kanë kryer grabitje, në atë mënyrë që të pandehurit L.H. dhe S.H., i kanë udhëzuar të pandehurit L.M. dhe F.S, në shtëpinë ku do të kryenin grabitjen, të cilët të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit S.S., ku nën kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj të dëmtuarës H.S., marrin para në shumë prej 65.000 euro, 1.000 franga zvicerane, si dhe sasi të konsiderueshme ari.


Ata pas grabitjes së bashku me një person tjetër janë mbledhur në banesën e të pandehurit L.M., në Fushë Kosovë, për të ndarë paratë e vjedhura.

Gjithashtu, të pandehurit F.S. dhe L.M., më 11 korrik 2019, rreth orës 18:05 në Postën e Kosovës, në rrugën “Balzaku”, në Gjilan, të maskuar dhe të armatosur me një revole kanë kryer grabitje, ashtu që fillimisht i sulmojnë fizikisht punëtorët e kësaj pike të Postës, e më pas nga arka marrin 300 euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

F.S. dhe L.M. akuzohen edhe për veprën penale grabitje në tentativë, pasi që më 4 qershor 2019, rreth orës 02:10, në objektin e fabrikës ‘’Fluidi’’ në Velekincë, kanë tentuar të kryejnë grabitje, ashtu që fillimisht me forcë hapin derën e fabrikës, por për shkak të zhurmës e cila është shkaktuar gjatë hapjes së derës, të njëjtit janë hetuar nga sigurimi, ku pas kësaj të pandehurit kanë shkrepur me armë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori