LAJMI I FUNDIT:

Pas Prishtinës, Policia aksion edhe në Komunën e Istogut

Pas Prishtinës, Policia aksion edhe në Komunën e Istogut

Policia e Kosovës është parë në oborrin e Komunës së Istogut, mirëpo ende nuk dihet arsyeja e qëndrimit të tyre aty.

Në lidhje me këtë Telegrafi ka kontaktuar nënkryetarin e Komunës së Istogut, Agim Ademaj i cili ka thënë se nuk ka ndonjë informacion zyrtarë për ndonjë aksion të policisë.


Mirëpo ai theksoi se i ka parë disa vetura të Policisë së Kosovës në oborrin e komunës.

“Nuk kam informacion zyrtar për ndonjë aksion, mirëpo i pash disa vetura të policisë në oborrin e komunës”, ka thënë Ademaj.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se policia është duke zhvilluar aksion në disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.

Telegrafi, po ashtu kontaktoi edhe zëdhënësin  e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se nuk ka ndonjë informacion për aksion policor në Komunën e Istogut.

“Deri në këto momente nuk kam ndonjë informacion, për cdo informatë që do të kemi do ju lajmërojmë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori