LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë – tetë persona kërkuan ndihmë në QKUK

Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë – tetë persona kërkuan ndihmë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi sot në Fushë Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i ShSKUK-së, Shpend Fazliu.


14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar
Lexo po ashtu 14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

“ShSKUK ju konfirmon se tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne Klinikën Emergjente, pas aksidentit në komunikacion, i ndodhur në Autostradë”, tha ai.

Fazliu theksoi se 7 nga ta janë liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor, kurse një ende ndodhet në Klinikën Emergjente dhe se i njëjti ka lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/