LAJMI I FUNDIT:

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin e sotëm zinxhiror që ndodhi në autostradën në Fushë Kosovë, janë përfshirë 14 automjete.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili gjithashtu tha se ka edhe persona të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha.


Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë – përfshihen disa vetura e kamionë
Lexo po ashtu Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë – përfshihen disa vetura e kamionë

Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

“Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do marrim nga ekipet ne teren”, tha Hoxha.

Policia ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull për të shmangur aksidentet e tilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme
Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Lajme
Kalo në kategori