LAJMI I FUNDIT:

Aksidente të shumta në Maqedoni, pa epilog gjyqësor

Aksidente të shumta në Maqedoni, pa epilog gjyqësor

Rajoni lindor është i dyti në aspektin e statistikave të trafikut të zi. sipas MPB-së, vitin e kaluar rrugët në këtë rajon “vranë” 30 njerëz në 321 aksidente me makinë.

Por prapa këtyre shifrave ka edhe fate njerëzre, të cilët kërkojnë drejtësi në gjykatat e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zdravka Koleva, e cila jeton në Itali dy vjet më parë, humbi vajzën e saj 21-vjeçare Natalia. Në rrugën Zrnovci-Koçan, në tetor të vitit të 2015, Natalia si bashkëudhëtare në një motor, mori lëndime të rënda trupore, ndërsa vdekjes ju dorëzua në Itali. Drejtësia për vdekjen e saj kërkohet përmes gjykatës.

Nëna kërkon të zbulohet fajtori i vërteti për vdekjen e vajzës së saj, por edhe angazhim më të madh dhe efikasitet nga ana e institucioneve në procese të tilla./Telegrafi/