eksperti-banner

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur pak çaste më parë në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


"Rreth orës 20:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor", tha Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti, bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/

58376889 422447138332491 6172116150382493696 n

57703326 2767213949987473 8245987215730016256 n