eksperti-banner

E plotësuar: Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Komoran në fshatin Vragoli, janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nuk është raportuar për të lënduar.


“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për  hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/

----

Aksident mes disa veturave në magjistralen Prishtinë-Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në magjistralen Prishtinë-Komoran.

Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi shihet se në aksident janë përfshirë disa vetura.

Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

210219415 347816216928645 706587913204442278 n

210824743 134754482098143 2501964457366876834 n

212045688 328222118923041 2577634228715224930 n

212642454 4101687629945471 6092528026105767786 n