LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni te konviktet në Prishtinë (Foto)

Aksident komunikacioni te konviktet në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në udhëkryqin me semaforë në Rrugën “Agim Ramadani”, te konviktet në Prishtinë.

Në një fotografi që ka siguruar Telegrafi shihen dy vetura të aksidentuara.


Nuk dihet nëse në këtë aksident ka persona të lënduar.

Telegrafi ka provuar të marr informacion nga Policia Rajonale e Prishtinës, mirëpo askush nga zëshënësit nuk e ka hapur telefonin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për të hetuar shkaqet e aksidentit/Telegrafi/