Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast u publikuan edhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve.
Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtorë, raporton Ekonomia Online.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka bërë këtë studim me qëllim që të nxjerrë të dhënat se çfarë trendi është zhvilluar ndërmarrësia në Republikës e Kosovës për tri vitet e kaluara. Rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes të mbylljes së bizneseve”, tha ai.
Sipas tij, ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia COVID-19 pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi.
“Nga analizat e bëra na shqetësoj fakti se trendi negativ për bizneset ka qenë në vazhdimësi që nga paslufta, por me theks të veçantë nga viti 2020 e këndej. Kurse ky trend është prezent shumë në vitin 2020 si rezultat total i mbylljes të ekonomisë dhe bizneseve të qarkullimit në këtë kohë që ishte pandemia. Në vitin 2020 vit i pandemisë. Në këtë vit bizneset u mbyllën, u shuan e pushuan një numër i madh i tyre dhe falimentuan me numër rekord rreth 20 mijë sosh”, tha ai.
“Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë. Në këtë vit do të mbahet mend si vit i mbylljes dhe shuarjeve masive të bizneseve në dy dekadat e fundit ku vetëm 9794 biznese u regjistruan të reja kundrejt 20 mijë që u mbyllën”.
Avokati Arianit Koci, tha se me mbylljen e bizneseve shumë familje kanë mbetur pa punë.
“Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë për shumë familje nëse përafërsisht një kompani në Kosovë ka së paku dy punëtorë”.
Ai tha më tej se mbyllja e bizneseve theksoi se është humbje edhe për shtetin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre