LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Filmit thotë se Will Smith refuzoi të largohej nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” pas goditjes me shuplakë të Chris Rock

Akademia e Filmit thotë se Will Smith refuzoi të largohej nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” pas goditjes me shuplakë të Chris Rock

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit thotë se ata i kërkuan Will Smith të largohej nga “Oscars” të dielën (27 mars) pasi ai goditi Chris Rock -un, por aktori refuzoi të bënte një gjë të tillë.

Ata nuk komentuan se çfarë masash morën për të hequr yllin e “King Richard”, por TMZ raporton se ishte David Rubin, Presidenti i Akademisë dhe CEO, Dawn Hudson, të cilët folën me Smith gjatë shfaqjes.


“Bordi i Guvernatorëve filloi sot një procedim disiplinor kundër Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, duke përfshirë kontaktin fizik të papërshtatshëm, sjelljen abuzive ose kërcënuese dhe komprometimin e integritetit të Akademisë”, thuhet në një deklaratë të re nga Akademia.

Foto: Getty Images

“Në mbledhjen e ardhshme të bordit më 18 prill, Akademia mund të marrë çdo masë disiplinore, e cila mund të përfshijë pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera. Smithit iu kërkua të largohej nga ceremonia dhe refuzoi, ne gjithashtu e kuptojmë se mund ta kishim trajtuar situatën ndryshe”, thuhet tutje në deklaratë.

Në deklaratë, Akademia i kërkoi falje drejtpërdrejt Rock-ut, si dhe të nominuarve, të ftuarve dhe shikuesve të “Oscars 2022”, shkruan Independent.

Foto: AP

“Rock, ju kërkojmë falje për atë që keni përjetuar në skenën tonë dhe ju falënderojmë për qëndrueshmërinë tuaj në atë moment. Ne gjithashtu kërkojmë falje për të nominuarit, të ftuarit dhe shikuesit tanë për atë që ndodhi gjatë asaj që duhej të ishte një ngjarje festive”, thanë Akademia.

Chris Rock thyen heshtjen pas skandalit në “Oscars 2022”: Jam ende duke e përpunuar atë që ndodhi
Lexo po ashtu Chris Rock thyen heshtjen pas skandalit në “Oscars 2022”: Jam ende duke e përpunuar atë që ndodhi

Më herët gjatë javës, Akademia dënoi veprimet e Smith dhe nisi një shqyrtim zyrtar të incidentit.

Të hënën ((28 mars), Smith – i cili goditi me një shuplak Rockun për një shaka me gruan e tij, Jada Pinkett Smith – gjithashtu kërkoi falje për veprimet e tij “të papranueshme” dhe “të turpshme” .

Foto: Getty Images

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës sime ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, ka thënë Will në kërkim faljen e tij.

Pak minuta pas shuplakës tronditëse të parë në mbarë botën, Smith mori çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë për rolin e tij në “King Richard”, duke luajtur babanë e Serena dhe Venus Williams – i cili gjithashtu ka dënuar veprimet e Smith. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori