LAJMI I FUNDIT:

Ajax, PSV dhe Feyenoord do të ‘dhurojnë’ 10% të fitimeve të tyre në Evropë për pjesën tjetër të Eredivisies

Ajax, PSV dhe Feyenoord do të ‘dhurojnë’ 10% të fitimeve të tyre në Evropë për pjesën tjetër të Eredivisies
AMSTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 18: Referee, Pol van Boekel shows Jetro Willems of PSV a yellow card during the Eredivisie match between Ajax Amsterdam and PSV Eindhoven held at Amsterdam Arena on December 18, 2016 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Liga holandeze është duke e marrë parasysh një ristrukturim të funksionimit të saj dhe tre ekipet më të mëdha në Eredivisie – Ajax, PSV Eindhoven dhe Feyenoord, që janë bashkuar për të ndihmuar futbollin në vendin e tyre që të rritet .

Tre të mëdhenjtë e futbollit holandez kanë vendosur të heqin dorë nga 10% e të ardhurave që fitojnë nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës  për pjesën tjetër të ekipeve në vend.

Këto para do të shkojnë drejt përmirësimit të stadiumeve, me qëllim që në vitin 2021 të gjitha fushat e Eredivisies të kenë bar natyral.

Sipas rezultateve, shuma e parave do të shkojë deri në 10 milionë euro në vit që do të shpërndahet në mes të 15 klubeve të mbetura në Eredivisie.

Deri më tani këtë sezon, PSV Eindhoven dhe Ajax, kanë fituar  64 milionë euro në Ligën e Kampionëve, të cilave iu shtohet edhe rreth 280.000 euro të Feyenoord.

Kështu që shuma që do të shpërndahet në këtë moment arrin në 6.43 milionë euro.

Eredivisie këtë sezon ka dy klube në Ligën e Kampionëve dhe tri në Ligën e Evropës.

PSV . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ideja e shpërndarjes së një përqindje të fitimeve të garave evropiane është se dëshirohet të implementohen një sërë idesh për ta reformuar kampionatin në vitin 2021.

Përveç ndryshimit të terreneve artificiale në natyrale, klubet do të negociojnë edhe një shpërndarje të re të të drejtave televizive në vend, ku synohet një reformim i konkurrencës.

Kërkohet reduktimi i kampionatit me 16 ekipe ose prezantimin me fazë play-off.

Ajax Amsterdam . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Klubet e mëdha po ashtu duan që ekipet B të vazhdojnë të luajnë në divizionin e dytë.

Aktualisht ka katër ekipe B në mesin e 20, që luajnë në divizionin e dytë si PSV, Ajax, AZ Alkmaar dhe Utrecht.

Bundesliga po studion gjithashtu një ristrukturim

Eredivisie holandeze nuk është e vetmja ligë evropiane që po studion një ristrukturim.

Bundesliga gjermane gjithashtu ka një periudhë konsultimi të hapur për të mbledhur mendimin e klubeve për të ardhmen e kampionatit gjerman.

Foto: FC Bayern/Twitter

Megjithëse ideja fillestare ishte të diskutonte ndryshimet në asamblenë e përgjithshme më 13 dhjetor, por klubet po kërkojnë që vendimi të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Disa nga propozimet që kanë ndodhur janë ato të Union Berlin që kategoria e parë të zgjerohet në 20 ekipe dhe Liga e tretë është bëhet tërësisht profesionale nën ombrellën e Bundesligës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori