Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, para disa ditës bëri të ditur se kurorëzoi dashurinë me martesë.

Pas kësaj, nuk kanë të ndalur surprizat për fansat e saj, pasi bëri të ditur se do të lansojë edhe një këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa ndau edhe një imazh të shkëputur nga xhirimet e klipi.

“Së shpejti kënga më e re, Rrena e Dashnia”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Tekstin e saj e ka shkruar Fatmir Muja, kurse për instrumentalin e saj është përkujdesur Agon Neziri.

View this post on Instagram

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1) on Sep 25, 2020 at 5:15am PDT

Në po të njëjtin postim, fansat e këngëtares komentuan paraqitjen e saj, teksa mezi prisnin që projekti të lansohet. /Telegrafi/