LAJMI I FUNDIT:

“Ai ka nevojë për kohë”, Ronaldo mbron trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick dhe flet për sezonin

“Ai ka nevojë për kohë”, Ronaldo mbron trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick dhe flet për sezonin

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka mbështetur trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, ndërsa ka folur edhe për sezonin e Djajve të Kuq.

Ronaldo dha një intervistë për Sky Sports, si pjesë e paraqitjes së tyre të ndeshjes së ardhshme në Ligën Premier kundër Aston Villa të shtunën.


Gjatë intervistës, Ronaldo u pyet për fatin e skuadrës këtë sezon, emërimin e Rangnick dhe pritshmëritë e tij për pjesën tjetër të sezonit.

“Që kur mbërriti pesë javë më parë, ai ndryshoi shumë gjëra. Por, atij i duhet kohë për t’ua përcjellë idetë e tij lojtarëve”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Rangnick.

“Duhet kohë, por besoj se ai do të bëjë një punë të mirë. Ne e dimë se nuk po luajmë futbollin më të mirë, por kemi shumë ndeshje për të përmirësuar”.

Rangnick e pranon që ka probleme te Manchester United: Lojtarët dhe agjentët duhet ta zgjedhin problemin me klubin
Lexo po ashtu Rangnick e pranon që ka probleme te Manchester United: Lojtarët dhe agjentët duhet ta zgjedhin problemin me klubin

“Që kur ai erdhi, mendoj se në disa pika jemi më mirë, por atij i duhet kohë. Nuk është aq e lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën se si ata luajnë, kulturën, sistemin. Besoj se ai do ta bëjë këtë. Do të bëj një punë të mirë”.

“Nuk është e lehtë të jem i sinqertë. Ne ndryshuam Olen, pastaj Carrick, pastaj këtë trajner të ri. Është e vështirë kur ndryshon kaq shumë, është gjithmonë e vështirë”.

“Është gjithmonë e trishtuar dhe e vështirë. Ole luante me mua më parë dhe tani ai ishte trajner. Një person fantastik. Kur u largua të gjithë ishin të trishtuar, por është pjesë e futbollit”.

“Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron klubi, klubi duhet të ndryshojë. Unë u zhgënjeva, por ne duhet ta kuptojmë klubin. Ishte e vështirë, por jeta vazhdon”.

Biseda private e Rangnick me CR7 para se ta linte jashtë në FA Cup – trajneri u tregua i zgjuar që të mos i ndodhte ajo që i ndodhi Solskjaerit
Lexo po ashtu Biseda private e Rangnick me CR7 para se ta linte jashtë në FA Cup – trajneri u tregua i zgjuar që të mos i ndodhte ajo që i ndodhi Solskjaerit

“Por, unë ende besoj se ne jemi të aftë të bëjmë një sezon të mirë. Ne e dimë se do të duhet kohë për të bërë idetë e trajnerit të ri në fushë”.

“Unë shikoj të ecim përpara. Duhet të punojmë shumë, duhet të jemi bashkë si lojtarë. E dimë se nuk jemi në momentin më të mirë, por besoj se duke punuar shumë mund të arrijmë gjëra të rëndësishme, edhe këtë vit”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori