LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pjesëmarrja në “Ballkanin e Hapur” tregon se palët e njohin dhe e pranojnë njëri tjetrin

Ahmeti: Pjesëmarrja në “Ballkanin e Hapur” tregon se palët e njohin dhe e pranojnë njëri tjetrin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Click Plus në TV21 ka folur edhe për temën e “Ballkanit të Hapur”, dhe rolin e shteteve në këtë bashkësi rajonale. 

“Platforma e “Ballkanit të Hapur” është ide e hapur. Vjen e merr atë që të duhet. Qytetarët duhet të kenë qasje të lirë. Për këtë ndërmarrje pikat e marrëveshjes mes disa shteteve janë shumë më të rëndësishme dhe të pranueshme për BE dhe SHBA-në. Nuk mendoj se Kosova humb diçka nëse është pjesë e ‘Ballkanit të Hapur'” ka thënë Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për “Ballkanin e Hapur”. “Problemi i Kosovës nuk është problem vetëm i Kosovës. Është problem i rajonit dhe botës. Të gjithë duhet të gjejmë zgjidhje për një problem të përbashkët. Serbia po angazhohet që të pengojë njohjet e reja për Kosovën por edhe po punon për të ndodh ç’njohjet e shteteve tjera për Kosovën. Ky veprim po e tensionon gjendjen dhe situatën. Duhet gjetur në një tavolinë të përbashkët një mekanizëm që i qetëson dhe qartëson problemet që i kemi si rajon. Unë mendoj se “Ballkani i Hapur” është një mekanizëm shumë i mirë. Kur futemi në një sallë, secili e njeh identitetin e njëri tjetrit” tha Ahmeti, i pyetur për pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, që do mbahet sot dhe nesër, 7 dhe 8 qershor në Ohër.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe arritjet e BDI-së në 20 vjetorin e veprimtarisë politike në Maqedoni, periudhë të cilën Ahmeti e ka cilësuar si të rëndësishme, të rëndë por edhe ku ka pasur arritje për shqiptarët e Maqedonisë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori