LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Autobusët e rinj nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private

Ahmeti: Autobusët e rinj nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private

Prishtina ka nevojë për transport publik prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve dhe autobusët e rinj nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, pasi disa nga operatorët privat të linjave të transportit në Prishtinë edhe sot kanë protestuar duke bllokuar rrugët e kryeqytetit.


Ahmeti tha se ankesa kryesore është pasi kanë ndërhyrë me autobus të rinj në disa pjesë të qytetit ku kompani private kanë pas profit, posaçërisht në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike).

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Disa nga operatorët privat të linjave të transportit publik në Prishtinë edhe sot po protestojnë duke bllokuar rrugët e kryeqytetit. Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaçërisht në rrugën ‘Muharrem Fejza’ dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaçërisht në rrugën Muharrem Fejza dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Po ashtu transportuesi nga Makovci është ankuar që autobusi i Keqekollës po ja merr udhëtaret sepse të gjithë po kanë dëshirë të voziten në autobusët e ri. Kërkesë e kanë që autobusët e ri të tërhiqen nga Kalabria dhe nga Lagja e Spitalit sepse ata kanë pas autobusët e tyre të vjetër në këto linja.

  1. Trafiku Urban i ka lajmëruar nënkontraktorët disa here gjatë viteve të fundit se autobusët e ri do t’i zëvendësojnë të vjetrit.
  2. Kalabria dhe Lagja e Spitalit kanë bërë qindra kërkesa për transport publik. Ka shumë linja që kalojnë në disa pjesë në të njëjtat rrugë. Komuna e Prishtinës është pronare e linjave të transportit publik, dhe shërbimin për qytetarë e ka mbi interesin privat. Komuna vendos se ku janë nevojat për transport dhe ku do ti vendosë linjat dhe autobusët.
  3. Prishtina ka nevojë për 160 autobusë, dhe me ligjin për Kredinë e kemi kusht qe 80 të jenë nga sektori publik e 80 nga sektori privat. Ne kemi 51 në pronësi publike.
  4. Deri në janar do të tenderojmë linjat për sektorin privat dhe do të kenë kontratën e njëjtë të pagesës për kilometra sikurse edhe trafiku urban. Të hyrat nga biletat transferohen te komunat. Kontratat do të jenë 7 – 10 vjeçare por kompanitë duhet të investojnë në autobusë shumë më të ri se që I kanë sot. Do ta kemi një standard në krejt transportin publik. Do të shohim mundësinë e kontraktimit më të shpejtë me ato kompani që kanë ofruar transport të përgjegjshëm me vite në komunën tone.

I ftoj kompanitë që të përgatiten në javët në vijim për këtë aktivitet e mos të protestojnë sepse autobusët e ri nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private.

Prishtina ka nevojë për transport prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori