LAJMI I FUNDIT:

Aguero: Të shohim çfarë do vendos City për mua

Aguero: Të shohim çfarë do vendos City për mua

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka folur për të ardhmen e tij te klubi anglez.

Argjentinasi në dy ndeshjet e fundit është lënë jashtë skuadrës nga Pep Guardiola dhe kjo kë bërë që mediat të flasin për një largim të mundshëm gjatë verës.

“Kam edhe tre muaj për të ndihmuar ekipin, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen dhe mbi të gjitha se çfarë klubi dëshiron të bëjë me mua”, ka thënë Aguero për Sky Sport.

Raportohet se Interi tashmë ka shfaqur interesim për të nënshkruar me atë dhe tashmë ka përgatitur ofertë të mirë. /Telegrafi/