LAJMI I FUNDIT:

Aguero i shpëton dënimit, por jo klubet e Cityt dhe Wiganit

Aguero i shpëton dënimit, por jo klubet e Cityt dhe Wiganit

Sergio Aguero nuk do të dënohet nga FA, për goditjen që i bëri tifozit të Wigan në ndeshjen që skuadra e tij e humbi 1-0. 

Goli i Will Grigg vendosi takimin, ku Manchester City u eliminua nga kjo garë prestigjioze.


Sipas investigimit të FA, ishte tifozi i Wiganit, ai që e provokoi lojtarin duke u futur në fushë.

Aguero duke goditur tifozin

Aguero e qëlloi me bërryl tifozin i cili ishte afruar afër tij, ndërsa lojtari u shoqërua në tunel nga një anëtar i stafit të Manchester Cityt.

Edhe pse Aguero ka shpëtuar, klubet janë vënë nën akuzë nga FA.

“Të dyja klubet si; Wigan Athletic dhe Manchester City janë akuzuar për dështim në kontrollin e lojtarëve të tyre në lidhje me përjashtimin e Fabian Delph gjatë ndeshjes së Emirates FA Kupë”.

Guardiola dhe trajenri i Wigan

“Klubet kanë të drejtë të përgjigjen deri në orën 18:00 të ditës së premte më 23 shkurt 2018 për t’u përgjigjur”, thuhet në komunikatën e federatës angleze.

City dhe Wigan janë të detyruara gjithashtu të qortojnë tifozët e tyre për trazirat në fushë, sidomos në fund të ndeshjes kur fusha e futbollit u pushtua nga fansat.

Tifozët duke sulmuar policët

Disa prej tyre goditën policët me tabelat reklamuese që ishin rreth stadiumit.

Policia njoftoi se kishte arrestuar dy persona, me dyshimin për zënka pas një incidenti jashtë fushe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori