LAJMI I FUNDIT:

Aguero rezulton pozitiv me COVID-19

Aguero rezulton pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka zbuluar se ai ka dalë pozitiv në testin për coronavirus dhe tashmë është vetë-izoluar pas kontaktit të ngushtë me një person tjetër që kishte Covid-19.

Aguero, i cili ka luftuar me dëmtime këtë sezon, nuk u paraqit në fitoren e Cityt në Ligën Premier ndaj Aston Villa të mërkurën mbrëma dhe nuk është paraqitur për ekipin që nga 3 janari, kur u parit në fitoren 3-1 kundër Chelseat.


Megjithatë, pas rikthimit në lëndimet e njëpasnjëshme, Aguero ka rezultuar përsëri i pafat, pasi ka konfirmuar se është infektuar me coronavirus.

Të gjitha lajmet rreth Sergio Agueros
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sergio Agueros

“Pas një kontakti të ngushtë, unë kam qenë i vetë-izoluar dhe testi i fundit që kam bërë ishte pozitiv për Covid-19”.

“Kam pasur disa simptoma dhe po ndjek urdhrat e mjekut për shërim. Kujdesuni, të gjithë!”, ka shkruar Aguero në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, City ka qenë njëri nga klubet më të prekura angleze për sa i përket numrit të testeve pozitive të coronavirusit, me Aguero që tani i bën gjithsej nëntë lojtarë që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kjo përfshin yje të ekipit të parë si Eric Garcia, Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, të cilët të gjithë humbën fitoren e Cityt ndaj Chelsea. Portieri Scott Carson dhe mesfushori 18-vjeçar Cole Palmer më pas dolën pozitivë më 6 janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori