LAJMI I FUNDIT:

Agnesa Vuthaj kujton babanë e ndjerë: Do të vazhdojmë të jetojmë për të bërë krenar deri në takimin tonë të ardhshëm

Agnesa Vuthaj kujton babanë e ndjerë: Do të vazhdojmë të jetojmë për të bërë krenar deri në takimin tonë të ardhshëm

Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë një ndër femrat më të bukura shqiptare ani pse kanë kaluar vite që kur e fitoi titullin e më të bukurës së Kosovës.

Bukuroshja shqiptare tash e sa kohë është duke u marrë me biznese të çantave dhe këpucëve si dhe aktivitete të ndryshme.


Megjithatë, pos jetës si afariste dhe modeleje, istogasja ka edhe një jetë private që shpeshherë bëhet temë e mediave.

Së fundi, zeshkania i ka kushtuar disa rreshta babait të ndjerë, i cili si sot para tetë vjetëve ka ndërruar jetë.

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri çdo ditë, çdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë!
8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirëve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vlerësojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh përherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohjen dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar!
Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm!
Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë!
18.03. 2011”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Vuthajn edhe këtë vit do ta shohim në aktivitete të ndryshme të modës dhe të ndryshme. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Babë, të kujtojmë me mall e dashuri cdo ditë, cdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë! 8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirëve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vleresojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh perherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohen dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar! Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm! Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë! 18.03. 2011 💔 #inlovingmemoryofmyfather

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on Mar 18, 2019 at 9:09am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori