LAJMI I FUNDIT:

Agnelli: Nuk pendohem për transferimin e Ronaldos dhe emërimin e Pirlos

Agnelli: Nuk pendohem për transferimin e Ronaldos dhe emërimin e Pirlos

Andrea Agnelli ka diskutuar sezonin e Juventusit, duke thënë se ai nuk është penduar për Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldon.

Presidenti i Juventusit dha intervista me mediumet Il Corriere dello Sport dhe La Repubblica para lajmit se të  gjashtë klubet angleze  – Manchester City, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham – ishin tërhequr nga Superliga Evropiane.


Agnelli këmbënguli që UEFA dhe FIFA nuk po ndërmarrin ndonjë rrezik financiar, ndërsa klubet po bartin barrën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Agnelli i përkushtuar në projektin e Superligës Evropiane, thumbon FIFA-n dhe UEFA-n
Lexo po ashtu Agnelli i përkushtuar në projektin e Superligës Evropiane, thumbon FIFA-n dhe UEFA-n

Juventusi është i katërti në tabelën e Serie A, dy pikë më lart se Napoli i vendosur në vendin e pestë dhe do të përballen me Parmën në Allianz Stadium këtë mbrëmje.

Ai ka folur edhe për vendimet e tij në skuadër, ndër to edhe për Ronaldon dhe Pirlon, për të cilët thotë se nuk pendohet.

“Asnjëherë nuk jam penduar që kam nënshkruar me Cristiano Ronaldon, nëse mund të kthehem në kohë, do ta bëj përsëri dhe nuk jam penduar as për Andrea Pirlo”, ka thënë Agnelli.

Në gusht, ish-mesfushori u emërua trajner i Juventusit për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, i cili kishte fituar titullin e Serie A në sezonin e tij të vetëm në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori